• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Shkup sanksionohen 250 shoferë, 149 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Në Shkup sanksionohen 250 shoferë, 149 për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar

Shkup, 10 korrik 2023 (MIA) - Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej dyqind e pesëdhjetë sanksione, prej të cilave njëqind e dyzet e nëntë gjoba për tejkalimin e shpejtësisë së lejuar, pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit pa patentë shoferë, trembëdhjetë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave.

MPB njofton se janë shqiptuar edhe tri gjoba për shfrytëzimin e telefonit celular gjatë ngasjes së automjetit, tre sanksione për kalim në semafor të mbyllur (ngjyrë e kuqe), pesëmbëdhjetë sanksione për ngasjen e automjetit nën ndikimin e alkoolit...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik t’u përmbahen rregullave dhe rregulloreve të trafikut me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR