• e diel, 22 dhjetor 2024

Në shkollat në Serbi kanë mësuar 250 nxënës me status të refugjatëve, prej të cilëve 82 ishin nga Ukraina

Në shkollat në Serbi kanë mësuar 250 nxënës me status të refugjatëve, prej të cilëve 82 ishin nga Ukraina

Beograd, 1 gusht 2023 (MIA) - Në vitin e kaluar shkollor në shkollat fillore dhe të mesme në Serbi kanë mësuar 250 nxënës me status të refugjatit, prej të cilëve 82 nxënës nga Ukraina. 

Siç bëri të ditur Ministria e Arsimit për televizionin H1, në vitin shkollor 2022/23 në shkollat ​​fillore kanë qenë 70 nxënës refugjatë nga Ukraina, në shkollat ​​e mesme 11, ndërsa një fëmijë ka ndjekur programin përgatitor parashkollor.

Nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, më 24 shkurt të vitit 2022, vlerësohet se pesë milionë qytetarë janë larguar nga vendi. 

Sipas vlerësimeve të komisarit republikan për emigrim, më shumë se 50.000 refugjatë ukrainas kanë kaluar përgjatë Serbisë në muajt e parë të fillimit të luftës, ndërsa mbi 10.000 e tyre kishin mbetur në Serbi. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR