• e martë, 24 dhjetor 2024

Në shkollën “Bashkimi” është vënë në përdorim klasa e re për nxënësit me nevoja të veçanta

Në shkollën “Bashkimi” është vënë në përdorim klasa e re për nxënësit me nevoja të veçanta
Gostivar, 20 tetor 2022 (MIA) - Në SHF “Bashkimi” në Gostivar sot është promovuar klasa e re për nxënësit me nevoja të veçanta, në të cilën do të vijojnë mësimet shtatë nxënës të rregullt të kësaj shkolle të cilët përveç mësimit të rregullt do të ketë edhe klasa individuale me defektolog dhe psikolog. Klasa e re është e pajisur me kërkesë të prindërve të fëmijëve dhe ka kushtet e nevojshme për mësimdhënie, materiale dhe mjete didaktike. Në promovim i pranishëm ishte edhe njeriu i parë i komunës, i cili përmendi se shqetësimi për përfshirjen e fëmijëve do të vazhdojë edhe më tej. "Ne si pushtet vendor jemi zotuar se do të kujdesemi për çdo nxënës dhe po e dëshmojmë në vepër. Krijojmë mundësi për mësim gjithëpërfshirës në çdo shkollë edhe në kushte krize", tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari gjatë vizitës në shkollë. Drejtoresha e SHF "Bashkimi", Rexhije Mazllami Jusufi shpjegoi se janë bërë plane dhe orare të punës për shtatë fëmijët që do të kenë mësim individual. Në orë të caktuara, nga 45 minuta  me secilin prej tyre do të punojë edhe defektologu. Në SHF "Bashkimi" është shënuar Ditës Ndërkombëtare e Ushqimit. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR