• e martë, 24 dhjetor 2024

Në shirat pesëjavëshe të mosunit në Pakistan pësuan mbi 300 persona

Në shirat pesëjavëshe të mosunit në Pakistan pësuan mbi 300 persona
Islamabad, 23 korrik 2022 (MIA) - Si pasojë e shirave pesëjavëshe të mosunit në Pakistan deri më tani humbën jetën 304 persona, njoftuan sot autoritetet lokale. Që nga mesi i qershorit, vërshimet nga lumenjtë e mbushur kanë dëmtuar shumë autostrada dhe ura dhe rreth 9 mijë shtëpi janë shkatërruar plotësisht. Provinca jugperëndimore e paqëndrueshme dhe e varfër e Beluçistan është goditur veçanërisht rëndë nga stuhia e vazhdueshme, ku 99 njerëz kanë vdekur në situatat e jashtëzakonshme të lidhura me shiun dhe vërshimet, ndërsa 70 të tjerë kanë vdekur në provincën jugore të Sind. Uji gjithashtu mori 61 jetë në provincën veriperëndimore Hajber Pahtunhva, e cila kufizohet me Afganistanin dhe 60 në provincën lindore të Penxhabit. Në mesin e viktimave ka gra dhe fëmijë, ndërsa janë lënduar të paktën 284 persona. Çdo vit, zakonisht nga korriku deri në shtator, pjesa më e madhe e Pakistanit lufton me shirat e mosunit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR