• e martë, 24 dhjetor 2024

Në SHBA ra "Pauerboll xhekpoti" i parë për këtë vit, fitimi është 842 milionë dollarë

Në SHBA ra

Boston, 2 janar 2024 (MIA) - Në Miçigen (SHBA) u fitua "Pauer xhekpoti" i parë në Vitin e Ri. Fitimi i parë është 842 milionë dollarë, ndërsa vlera e gatshme e vlerësuar është 425,2 milionë dollarë, sipas lotarisë.

Xhekpoti i djeshëm është i pesti më i madh në historinë e "Pauerboll" dhe i 10-ti xhekpot më i madh i përgjithshëm i çdo lotarie amerikane. Numrat fitues të tërhequr dje, ditën e parë të vitit, janë: 12, 21, 42, 44, 49. Përveç kësaj, biletat e blera në Kaliforni, Konektikat, Florida dhe Merilend u shpërblyen secila me nga një milionë dollarë.

Mundësia për fitim të xhekpotit është një ndaj 292,2 milionë, sipas Shoqatës së Lotarive Shtetërore në SHBA.

Lotaritë për "Pauerboll" kushtojnë nga dy dollarë. Shpërblimi më i madh i lojës deri tani arrin 2.04 miliardë dollarë - e fituar më 7 nëntor të vitit 2022. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR