• e hënë, 30 dhjetor 2024

Në SHBA në korrik janë hapur 187.000 vende pune; papunësia ra në 3,5 për qind

Në SHBA në korrik janë hapur 187.000 vende pune; papunësia ra në 3,5 për qind

Uashington, 4 gusht 2023 (MIA) - Tregu i punës në SHBA është megjithatë mjaft i fortë për të kundërshtuar parashikimet se rritja e normave të interesit do ta shtyjë vendin në recesion, raportojnë mediat amerikane.

Punëdhënësit amerikanë shtuan 187,000 vende pune muajin e kaluar, që ishte më pak se sa pritej. Por shkalla e papunësisë ra në 3,5 për qind, që është  një shenjë se tregu i punës atje mbetet rezistent.

Në qershor, Ministria amerikane e Punës  publikoi 185.000 vende të reja pune, një numër i rishikuar nga 209,000 të raportuara fillimisht.

Ekonomistët prisnin që në korrik të hapeshin 200.000 vende të reja pune.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, rezultatet e punësimit të muajit të kaluar ishin solide, duke pasur parasysh se Rezervat Federale kanë rritur normat e interesit 11 herë që nga marsi 2022. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR