• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në SHBA ka filluar gjykimi i parë kundër ndryshimeve klimatike

Në SHBA ka filluar gjykimi i parë kundër ndryshimeve klimatike

Uashington, 12 qershor 2023 (MIA) - Në shtetin federal amerikan Montana ka filluar gjykimi i parë kundër ndryshimeve klimatike, pasi dhjetëra të rinj ngritën padi kundër autoriteteve shtetërore për shkelje të së drejtës së tyre kushtetuese për “ambient të pastër dhe të shëndetshëm”.

Gjashtëmbëdhjetë paditësit, të moshës prej pesë deri 22 vjeç, pretendojnë se "efektet e rrezikshme të lëndëve djegëse fosile dhe kriza klimatike" kanë dëmtuar ata, me çka fëmijët janë "jashtëzakonisht të prekshëm" ndaj këtyre efekteve të cilat vetëm se po përkeqësohen.

Rasti i njohur si Held kundër Montanës po ndiqet me kujdes pasi epilogu i saj mund të ndikojë në padi të tjera në SHBA, orientuar drejt industrisë për karburante fosile.

Gjyqi zhvillohet në qytetin Helena, kryeqytet i Montanës dhe pritet të vazhdojë deri më 23 qershor. Paditësit nuk kërkojnë dëmshpërblim, por kërkojnë të dëshmohet se u janë shkelur të drejtat. Shteti disa herë është përpjekur të refuzojë ankesën për shkelje të procedurës, por më 6 qershor Gjykata e Lartë e shtetit dha leje për fillimin e gjykimit.

Dhjetëra padi janë ngritur në SHBA kundër kompanive të karburanteve fosile për shkak të ndikimit të tyre në klimë.

"Kur bëhet fjalë për aktivitetet klimatike, drejtësia amerikane nuk ka qenë kurrë më e rëndësishme", ka thënë ish këshilltarja për klimën e presidentit Barak Obama dhe anëtare e Grupit Këshillëdhënës të krizave klimatike, Alis Hill.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR