• e diel, 22 dhjetor 2024

Në SHBA dhe Itali janë arrestuar 16 anëtarë të familjes së njohur mafioze, Gambino

Në SHBA dhe Itali janë arrestuar 16 anëtarë të familjes së njohur mafioze, Gambino

Nju-Jork/Palermo, 9 nëntor 2023 (MIA) - Gjashtëmbëdhjetë kumbarë  dhe bashkëpunëtorë të supozuar të familjes kriminele Gambino janë arrestuar në SHBA dhe Itali, lajmëruan prokurorët amerikanë.

Aktakuzat kundër tyre përfshijnë shantazh, zhvatjem hakmarrje kundër dëshmitarëve, komplot dhe mashtrim. Dhjetë prej tyre janë arrestuar në rajonin e Nju-Jorku, ndërsa gjashtë janë arrestuar nga autoritetet italiane në Palermo të Sicilisë.

Sipas Ministrisë amerikane të Drejtësisë, për momentin në arrati është vetëm një i dyshuar.

Të dyshuarit të cilët jetojnë në SHBA janë nxjerrë para gjykatës në Nju-Jork. Në aktakuzë është prezantuar skema e frikësimit dhe sulmeve të dhunshme me qëllim që të përvetësohen mjete dhe të mashtrohet sindikata dhe planet për benefite të të punësuarve.

Mafiozët prë qëllimin e tyre i patën kompanitë për rrënim të objekteve dhe kompanitë për grumbullim të mbetirinave. Sipas aktakuzave, anëtarët e grupit kanë kërcënuar sipërmarrësit dhe kanë kërkuar t'u paguhen shuma të caktuara për sigurim të mbrojtjes. Ata akuzohen për anashkalim të rregullave të sindikatës dhe i kanë trukuar ofertat për kontrata fitimprurëse për rrënim, shkruan Bi-Bi-Si.

Ata akuzohen edhe për kërcënime të dëshmitarëve, për larje parash dhe për vepra penale lidhur me armë zjarri. Në mesin e të arrestuarve janë: kapiteni i familjes Xhozef "Xho Bruklin" Lani, ushtari i familjes Anxhelo "Fifi" Gradilone dhe bashkëpunëtori i mafies siciliane Françesko Vikari, i njohur edhe si "Xha Çiçio".

Familja Gambino është një prej pesë familjeve të njohura mafioze në rajonin e Nju-Jorkut, të njohura si La Koza Nostra. Familjen e udhëhiqte shefi Xhon Goti deri në vdekjen e tij në burg në vitin 2002, ndërsa më vonë edhe nga Frenk kali, i cili u qëllua para shtëpisë së tij në Stejtën Ajlend në mars të vitit 2019.

Vdekja e tij e shënoi vrasjen e parë të targetuar të një bosi mafioz në Nju-Jork prej vdekjes së "donit" të familjes Gambino, Pol kastelano, në vitin 1985.

Disa hetime të kohëmëparshme dhe operacione policore ishin kahëzuar drejt grupit në SHBA dhe Itali. Të akuzuarve u kanosen dënime prej 20 deri 180 vite burg. ab/

foto: ЕPА

QËNDRONI TË LIDHUR