• e diel, 22 dhjetor 2024

Në SHBA aprovohet medikamenti për sëmundjen e Alzheimerit

Në SHBA aprovohet medikamenti për sëmundjen e Alzheimerit

Uashington, 7 janar 2023 (MIA) – Administrata amerikane e ushqimit dhe barërave (FDA) e miratoi medikamentin për sëmundjen e Alzheimerit “Xhakenemab” (Jekanemab) Biogen “e zhvilluar nga kompania japoneze “Eisai dhe Biogen” (Eisai Co Ltd dhe Biogen Inc), për pacientët në stadet e hershme të sëmundjes, prej së cilës sëmundje pacientët e humbasin memorien.

Ilaçi, i cili do të shitet me emrin Lekembi, është një ilaç që supozohet të ngadalësojë përparimin e sëmundjes së rëndë neurodegjenerative duke hequr depozitat ngjitëse të proteinës toksike beta amiloide nga truri.

“Eisai” bëri të ditur se medikamenti do të dalë në shitje me një çmim prej 26.500 dollarë për trajtim njëvjeçar.

QËNDRONI TË LIDHUR