• e mërkurë, 29 janar 2025

Në Serbi thirrje për bojkot të zinxhirëve të mëdhenj tregtarë të premten

Në Serbi thirrje për bojkot të zinxhirëve të mëdhenj tregtarë të premten

Beograd, 28 janar 2025 (MIA) – Shoqata për mbrojtjen e konsumatorëve Efektiva sot ju bëri thirrje qytetarëve të Serbisë që t’i bojkotojnë zinxhirët e mëdhenj tregtarë të premten më 31 janar, shkruan Danas. 

Si arsye për këtë thirrje Efektiva theksoi se Serbia ka çmimet më të larta në Evropë. 

Efektiva përkujtoi se konsumatorët në Kroaci i kanë bojkotuar zinxhirët e shitjes me pakicë dhe me këtë i kanë ulur të ardhurat e atyre zinxhirëve për madje 47 për qind. 

“Është koha që konsumatorët të përgjigjen”, bëjnë të ditur ata në thirrje. 

Kryetari i Efektiva, Dejan Gavrilloviç për Danas deklaroi se është vështirë të parashikohen efektet nga bojkoti i zinxhirëve tregtarë, i cili për herë të parë do të organizohej në Serbi.

Siç shtoi, çështja është sa njerëz do ta bëjnë këtë, sepse, sipas tij, shoqëria është polarizuar. fc/

Fotografia: Skrinshot

 

QËNDRONI TË LIDHUR