Në Serbi propozojnë që gazetarët të marrin statusin e zyrtarit dhe stazh të beneficuar
- Post By Sara Ademi
- 16:04, 22 nëntor, 2022

Beograd, 22 nëntor 2022 (MIA) - Sindikata Serbe e Policisë i paraqiti kryeministres Ana Bërnabiq një iniciativë për ndryshimin e ligjit që gazetarët të marrin statusin e zyrtarit dhe stazh të beneficuar të punës, raporton Beta.
Ata besojnë se me këtë në mënyrë drastike do të reduktohet shënjestrimi i gazetarëve nga ana e dhunuesve, ndërsa me këtë do të ulet edhe numri i sulmeve ndaj gazetarëve.
Arsyeja e atij propozimi është, siç thuhet nga sindikata, jetëgjatësia e shkurtër e gazetarëve. sa/