• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Serbi prej nesër patrulla të policisë në afërsi të çdo shkolle dhe në të gjitha vendet publike

Në Serbi prej nesër patrulla të policisë në afërsi të çdo shkolle dhe në të gjitha vendet publike

Beograd, 7 maj 2023 (MIA) - Patrulla të policisë prej nesër do të jenë në afërsi të çdo shkolle, deklaroi Danillo Stevandiq, sekretar shtetëror në MPB të Serbisë në një deklaratë për mediat lokale.

Siç bëri të ditur, policia do të shtohet në të gjitha vendet publike ku grumbullohen një numër i madh i njerëzve. 

"Prania e dukshme e policisë do të rritet në të gjitha vendet publike ku mblidhen një numër i madh i njerëzve: në qendra tregtare, në parqe, në sheshe...", tha Stevandiq.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas dy vrasjeve masive të cilat ndodhën në Beograd dhe në Mlladenocav, paralajmëroi se gjatë gjashtë muajve të ardhshëm do të punësohen 1.200 policë të rinj. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR