• e martë, 24 shtator 2024

Në Sarajevë janë arrestuar kryetari i Gjykatës së BeH dhe ish drejtori i agjencisë së inteligjencës OBA

Në Sarajevë janë arrestuar kryetari i Gjykatës së BeH dhe ish drejtori i agjencisë së inteligjencës OBA

Sarajevë, 18 dhjetor 2023 (MIA) - Pjesëtarët e Agjencisë për Hetim dhe Mbrojtje të BeH (SIPA) sot në Sarajevë i arrestuan kryetarin e Gjykatës së BeH, Ranko Debevec dhe ish drejtorin e Agjencisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së BeH (OBA), Osman Mehmedagiç, informon Avazi i Sarajevës. 

Debevec dhe Mehmedagiq janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së BeH e cila i akuzon për keqpërdorime të pozitës zyrtare, bëhet e ditur në shkrimin e Avazit...

Ish drejtoti i OBA-s është në "listën e zezë" amerikane nga marsi i këtij viti, ndërsa Ministria amerikane e Financave i ka vendosur sanksione sepse, siç është sqaruar, Mehmedagiq e ka keqpërdorur Telekom BeH në interes të Partisë për Veprim Demokratik. 

Ministria amerikane njoftoi se ka informacione të besueshme se Mehmedagiq ka bashkëpunuar me rrjete kriminale që të pasurojë veten dhe partinë e tij politike. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR