• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në samitin në Uashington, SHBA-ja dhe BE-ja e konfirmuan përkushtimin e përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Në samitin në Uashington, SHBA-ja dhe BE-ja e konfirmuan përkushtimin e përbashkët për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor

Uashington, 21 tetor 2023 (MIA) - Në deklaratën e përbashkët në fund të samitit BE-SHBA, që u mbajt mbrëmë në Uashington, ishte konfirmuar angazhimi i përbashkët për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe mbështetja për perspektivën evropiane të rajonit, njoftoi Radio Evropa e Lirë (REL).

"Të gjithë partnerët duhet të vazhdojnë me reformat e nevojshme për të përparuar në rrugën e tyre evropiane", thuhet në dokumentin përfundimtar, të publikuar në fund të takimit mes liderëve të BE-së dhe presidentit amerikan Xho Bajden

Pastaj, në mënyrë të veçantë përmendet normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton REL.

"Nënvizojmë nevojën që Kosova dhe Serbia, urgjentisht t’i ulin tensionet dhe shpejt, e pa kushte ta zbatojnë Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve mes tyre dhe të kthehen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja", është thënë mes tjerash në deklaratë.

Presidenti amerikan Bajden i priti liderët evropianë, Sharll Mishell dhe Ursula fon der Lajen, ndërsa në fokus të bisedimeve të tyre ishin luftërat mes Izraelit dhe Hamasit, si dhe Ukrainës dhe Rusisë.

Bajdeni theksoi se BE-ja dhe SHBA-ja bashkërisht i mbështesin Izraelin dhe Ukrainën.

Fon der Lajen një ditë më parë deklaroi se ekziston rrezik real nga konflikti më i gjerë rajonal për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit. 

"Ne pamë që rrugët arabe ishin të mbushura me zemërim në të gjithë rajonin. Kështu që rreziku i përhapjes rajonale është real", tha ajo.

Fon der Leyen e përshkroi Iranin si "patron i Hamasit" dhe tha se "ata thjesht duan të ndezin flakët e kaosit", ndërsa Rusia, "klienti ushtarak i Iranit", e vëzhgon me kujdes.

Sipas Saj, "Rusia dhe Hamasi janë të ngjashëm".

Ky është samiti i dytë SHBA-BE që kur Bajdeni është president. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR