• e diel, 22 dhjetor 2024

Në Rusi mbahen zgjedhje rajonale; tashmë janë vërejtur shkeljet e para

Në Rusi mbahen zgjedhje rajonale; tashmë janë vërejtur shkeljet e para

Moskë, 9 shtator 2023 (MIA) - Në Rusi sot mbahen zgjedhje rajonale, ndërsa vëzhguesit e pavarur vërejtën shkelje dhe mashtrime në shumë vende, lajmëroi DPA. Votimi do të vazhdojë deri nesër.

Organizata e pavarur për ndjekje të zgjedhjeve Golos në Telegram kumtoi se po bëhet presion ndaj votuesve dhe se vëzhguesve të vet ndonjëherë u ndalohet qasje drejt listave zgjedhore.

Organizata "Golos", që në gjuhën ruse do të thotë "zë" është shpallur agjente e huaj dhe është halë në sy për elitën politike ruse, thekson DPA. Para disa javëve u arrestua bashkëkryesuesi i organizatës, Grigorij Melkonjanc.

Mediume të pavarura ruse, siç është portali Meduza, gjithashtu kumtuan parregullsi gjatë zgjehdjeve, në të cilat duhet të zgjedhen guvernatorë në 22 rajone, si dhe parlamente rajonale në 16.

Disa nga mediumet lokale njoftojnë edhe për blerje të votave në qytetin siberian Bratsk. Gjithashtu, ceket se në Rusinë jugore, vëzhguesit e zgjedhjeve janë frikësuar me atë që u janë dërguar ftesa të paraqiten në zyrat për regrutim.

Duke pasur parasysh represionin masiv ndaj opozitës në Rusi, vëzhguesit e pavarur i definojnë zgjedhjet si më jo të lirat pasi që presidenti Vlladimir Putin erdhi në pushtet para rreth 24 viteve, vërejti DPA. Mbi 18 muaj pas fillimit të luftës kundër Ukrainës, kremlini caktoi zgjedhje të rrejshme në katër territore të anektuara ukrainase, Rezultatet nga këto zgjehdje nuk do të njihen ndërkombëtarisht. ab/

foto: ЕPА 

QËNDRONI TË LIDHUR