• e martë, 26 nëntor 2024

Në Rusi janë arrestuar mbi njëqind protestues

Në Rusi janë arrestuar mbi njëqind protestues
Moskë, 21 shtator 2022 (MIA) – Në Rusi janë arrestuar së paku 109 protestues që protestojnë kundër mobilizimit. Në qytetin siberian Irkutsk, sipas aktivistëve lokalë, janë arrestuar të paktën djetra nga 60 protestuesit që u mblodhën në sheshin qendror. Në qytetin e tretë më të madh të Rusisë, Novosibirsk, një video e postuar në rrjetet sociale tregonte një protestues duke bërtitur: "Unë nuk dua të vdes as për Putinin as për ty!" Organizator i protestave është lëvizja ruse “Vesna” (Pranvera), e cila sot bëri thirrje për protesta kundër mobilizimit të paralajmëruar nga presidenti Vladimir Putin. Në rrjetet sociale janë publikuar video të protestave në pjesën lindore të Rusisë, në Novosibirsk, Irkutsk, Tomsk dhe qytete të tjera. Zyra e prokurorit të Moskës tha se pjesëmarrja në protesta dhe "ngjarje masive" të paligjshme është një vepër penale që mund të rezultojë në "deri në 15 vjet burg". ls/

QËNDRONI TË LIDHUR