• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në Rumani janë dërguar aeroplanët e parë holandezë F-16 për pilotët ukrainas

Në Rumani janë dërguar aeroplanët e parë holandezë F-16 për pilotët ukrainas

Bukuresht, 7 nëntor 2023 (MIA) - Holanda i ka dërguar pesë aeroplanët e parë ushtarakë F-16 në Rumani, ku do të zbatohet trajnim i pilotëve ukrainas, njoftoi sot Ministria holandeze e Mbrojtjes. 

"Pesë aeroplanë luftarakë holandezë F-16 janë aktualisht në rrugën e tyre për në Qendrën Evropiane të Trajnimit F-16 në Rumani. Aeroplanët janë të destinuar për trajnimin e pilotëve rumunë dhe ukrainas", thuhet në kumtesën e Ministrisë holandeze.

Në gusht, SHBA-ja, Danimarka dhe Holanda u angazhuan që të dërgojnë rreth 60 aeroplanë. Autoritetet e Holandës njoftuan se aeroplanët së pari do të shfrytëzohen për "kurs për freskim të njohurisë" për instruktorë të angazhuar. Do të vijojë trajnim i pilotëve, përderisa aeroplanët do të fluturojnë "vetëm në hapësirën ajrore të NATO-s", shtojnë autoritetet holandeze.

Trajnimin do ta bëjë prodhuesi amerikan i aeroplanëve, Lokhid Martin. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR