• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në Ruandë janë zbuluar eshtrat e 119 personave që besohet se janë viktima të gjenocidit

Në Ruandë janë zbuluar eshtrat e 119 personave që besohet se janë viktima të gjenocidit

Kigali, 25 janar 2024 (MIA) - Eshtrat e 119 personave që besohet se janë viktima të gjenocidit të vitit 1994 janë zbuluar në jug të Ruandës, kumtoi sot përfaqësuesi zyrtar i atij vendi. 

"Autoritetet vazhdojnë të gjejnë varre masive gati tre dekada pas vrasjes, pasi autorët e gjenocidit bënë çmos për të fshehur informacione potencialisht inkriminuese”, deklaroi Naftal Ahishakije, sekretar ekzekutiv i organizatës Ibuka e cila përfaqëson të mbijetuarit e gjenocidit.

Ai tha se në tetor autoritetet së pari kanë gjetur gjashtë trupa nën një shtëpi në ndërtim në rrethin Huje.

"Që atëherë më shumë trupa janë gjetur në atë vend pas hetimeve të mëtejshme", shton Ahishakije. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR