• e shtunë, 05 tetor 2024

Në Rripin e Gazës kanë hyrë 12 kamionë me ndihmë humanitare

Në Rripin e Gazës kanë hyrë 12 kamionë me ndihmë humanitare

Gaza, 26 tetpor 2023 (MIA) - Në Rripin e Gazës sot kanë hyrë 12 kamionë me ndihmë humanitare, njoftuan mediat lokale.

Në kamione ka ushqim, ujë dhe medikamente, shkruan Tajms of Izrael. Me këtë numri i kamionëve me ndihmë humanitare që kanë hyrë në Gaza arrin 74.

Organizatat ndërkombëtare humanitare paralajmërojnë se gjendja në Gaza është e keqe dhe kërkojnë që ndihma të dërgohet sa më shpejt.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paraprakisht sot bëri thirrje në qasje urgjente dhe të papenguar të ndihmës humanitare në Gaza, që të mund të funksionojë sistemi shëndetësor. mb/

Foto: MIA



QËNDRONI TË LIDHUR