• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Rripin e Gazës është vrarë një kameraman palestinez

Në Rripin e Gazës është vrarë një kameraman palestinez

Gazë, 24 gusht 2025 (MIA) – Agjencia Palestineze e Lajmeve (VAFA) publikoi se ushtarët izraelitë vranë një kameraman palestinez në pjesën veriore të Rripit të Gazës. Kameramani Kaled al-Madhun u qëllua për vdekje në afërsi të vendkalimit kufitar Zikim.

Ushtria izraelite ende nuk ka komentuar incidentin.

Në mesin e gushtit, ushtria izraelite vrau katër punonjës të Al Xheziras në qytetin e Gazës. Ushtria izraelite konfirmoi vdekjen e korrespondentit Anas al-Sharif, duke thënë se 28-vjeçari ishte paraqitur si gazetar i Al Xheziras ndërsa drejtonte një qelizë terroriste për organizatën militante palestineze Hamas.

Sipas të dhënave nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, tetor 2023, deri më 11 gusht, 274 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë në sulmet izraelite, nga të cilët 269 ishin palestinezë. ls/

Foto: Arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR