• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Romë është matur temperaturë rekorde, Pekini e ka rrëzuar rekordin për ditë me temperatura të larta në një vit

Në Romë është matur temperaturë rekorde, Pekini e ka rrëzuar rekordin për ditë me temperatura të larta në një vit

Romë, 18 korrik 2023 (MIA) - Kryeqendra italiane ka shënuar sot temperaturë të re rekorde prej 41.8 gradë Celsius, pasi vala e të nxehtit ka shkatërruar pjesën më të madhe të Evropës jugore, njoftoi Shërbimi meteorologjik i rajonit të Lacios.

Rekordi i mëparshëm prej 40.7 gradë Celsius ka qenë në qershor të vitit të kaluar. Kjo temperaturë u tejkalua sot në pjesë të ndryshme të Romës, ndërsa stacioni meteorologjik në periferitë lindore regjistroi një rekord të ri.

Evropa po lufton me temperaturat e larta dhe vala e të nxehtit nuk tregon shenja uljeje.

Italianët po paralajmërohen që të përgatiten për "valën më të fortë të të nxehtit këtë verë dhe një nga më intensivet deri më tani".

Pekini theu sot rekordin e mëparshëm për ditët më të nxehta në një vit – 27 ditë – mes një vale të të nxehtit që ka kapluar kryeqytetin kinez.

Mesditën e sotme, temperatura e matur nga një stacion meteorologjik në periferinë jugore të Pekinit është rritur në 35.1 gradë Celsius. Që një ditë të shënohet si ditë me temperaturë të lartë, vlerat duhet të kalojnë 35 gradë.

Rekordi i mëparshëm për ditët me temperaturë të lartë në një vit u vendos në vitin 2000, kur temperaturat e larta (mbi 35°C) u regjistruan në 26 ditë të vitit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR