• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në rajonin e Gostivarit dhe Shkupit janë konstatuar parregullsi për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pasojnë kallëzime penale dhe marrjet e lejes

Në rajonin e Gostivarit dhe Shkupit janë konstatuar parregullsi për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pasojnë kallëzime penale dhe marrjet e lejes

Shkup, 12 gusht 2023 (MPB) - Nëpunës policorë nga Sektori i Policisë kriminele - Sektori për trafikim të paligjshëm me drogë, armë dhe lëndët e rrezikshme - Njësiti për trafikim të paligjshëm me droga, në koordinim me përfaqësues të Komisionit për vlerësimin e përmbushjes së kushteve të hapësirës, ​​pajisjeve dhe personelit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Drejtoria e Policisë së Gostivarit, dje kanë kryer kontroll dhe bastisje të jashtëzakonshme në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore e Gostivarit në person juridik në fshatin Vrapçishtë të Gostivarit, i cili posedon leje për kultivim të kanabisit për qëllime mjekësore.

Nga një kontroll i jashtëzakonshëm i kryer, informuan sot nga MPB-ja, janë konstatuar një numër i madh i parregullsive, përkatësisht se në personin juridik nuk janë plotësuar kërkesat për siguri dhe mbikëqyrje, ndërsa rrethoja ishte e dëmtuara. Përveç kësaj, objekti, sqaron MPB-ja, është pa energji elektrike dhe nga kontrollet në Agjencinë e punësimit janë evidentuar vetëm dy punonjës, të cilët nuk janë gjetur në vend, për dallim nga dy personat e gjetur, shtetas shqiptarë, të cilët nuk ishin të punësuar në personin juridik, njëri prej të cilëve ka ndalim hyrjeje në vend dhe me të mbërritur në objekt është larguar me vrap, por shumë shpejt është gjetur dhe arrestuar.

"Në magazinë për prodhime të gatshme, në të ashtuquajturën “kasafortë dhomë”-janë gjetur 327,3 kilogramë lule e thatë e paketuar në thasë aluminumi, që është në kundërshtim me nenin 29-gj të Ligjit për kontrollë të drogave narkotike dhe substancave psikotrope, kurse sipas informimit zyrtar të dërguar Minsitrisë së Shëndetësië, në mënyrë plotësuese janë konstatuar tepricë prej 23,3 kilogramë lule të thatë të kanabisit. Poashtu, janë pikasur edhe 2.746 bimë të kanabisit të cilat kultivohen në ambientë të jashtme të subjektit juridik, në kundërshtim me kushtet e parapara", theksohet në kumtesën e MPB-së.

Ditën e njejtë është kryer edhe kontroll i rregullt edhe në një person juridik në Vrapçishtë të Gostivarit, i cili posedon leje për kultivimin e kanabisiti për qëllime mjekësore. Nga kontrolli i kryer janë konstatuar paregullsi në lidhje me sigurimin e objektit  dhe në pjesën e personave të punësuar, për shkak të së cilës nga ana e Komisionit do të parashtrohet propozim për marrje të Lejes për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore. mb/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR