• e diel, 22 dhjetor 2024

Në qytetin rus Çernigov kanë humbur jetën 11 persona, në Rusi janë rrëzuar disa dronë ukrainas

Në qytetin rus Çernigov kanë humbur jetën 11 persona, në Rusi janë rrëzuar disa dronë ukrainas

Kiev, 17 prill 2024 (MIA) - Të paktën 11 persona kanë humbur jetën, ndërsa 22 janë plagosur në shpërthimin e sotëm të tre raketave ruse, të cilët e kanë goditur katin e tretë të një ndërtese banimi në qendër të qytetit Çernigov në veri të Ukrainës, bëri të ditur prefekti Oleksandr Lomako.

Rajoni, i cili kufizohet me Bjellorusinë në veri, ka qenë i okupuar në fillim të pushtimit rus, por është kursyer nga luftime të mëdha pasi që armata ruse është tërhequr.

"Armiku ka kryer tre sulme raketore në qendër të qytetit. Ka civilë që janë vrarë dhe plagosur. Ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje", deklaroi guvernatori Vjaçesllav Çaus.

Çernigov ndodhet në afërsi të kufirit të trefishtë të Ukrainës me Rusinë dhe Bjellorusinë, rreth 150 kilometra nga kryeqyteti Kiev.

Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se është rrëzuar një fluturake ukrainase pa pilot nën rajonin e Mordovisë, afërsisht 350 kilometra në lindje të Moskës. Kjo është 700 kilomatra nga kufiri ukrainas.

Rreth një orë para sulmit në Mordovia, aviacioni civil rus i ka ndërprerë fluturimet në aeroportet në dy qytetet e mëdha, Nizhni Novgorod dhe Kazani tatar", për "shkaqe sigurie". mb/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR