Në qytetin kufitar Lozanë shpërthyen trazira, janë arrestuar shtatë persona
- Policia në qytetin kufitar zviceran, Lozanë ka arrestuar shtatë persona, pasi ata shkaktuan trazira dhe kanë thyer vitrina sipas shembullit të trazirave në Francë, njoftoi sot Agjencia telegrafike zvicerane SDA, e cituar nga DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 12:12, 2 korrik, 2023

Lozanë, 2 korrik 2023 (MIA) - Policia në qytetin kufitar zviceran, Lozanë ka arrestuar shtatë persona, pasi ata shkaktuan trazira dhe kanë thyer vitrina sipas shembullit të trazirave në Francë, njoftoi sot Agjencia telegrafike zvicerane SDA, e cituar nga DPA.
Policia kumtoi se mbrëmë vonë më shumë se 100 të rinj janë tubuar në qytetin në Liqenin e Gjenevës. Ata protestuan për përkrahje të demonstratave të dhunshme në Francë pas vrasjes së adoleshentit 17-vjeçar të martën gjatë kontrollit policor.
Mes të arrestuarve nga ana e policisë zvicerane ka edhe gjashtë minorenë të moshës prej 15 deri 17 vjeç, si dhe një 24-vjeçar. bsh/
Foto: MIA arkiv