• e premte, 05 dhjetor 2025

Në qytetin iranian Omdie matën 49.6 gradë, në Antarktidë - minus 74.2 gradë, ndërsa erë më e fortë ishte në Grenlandë - 220 kilometra në orë

Në qytetin iranian Omdie  matën 49.6 gradë, në Antarktidë - minus 74.2 gradë, ndërsa erë më e fortë ishte në Grenlandë - 220 kilometra në orë

 Boston, 20 korrik 2025 (MIA) - Temperatura më e lartë sot në mesditë u mat në qytetin Omdie në Iranin jugperëndimor, ku temperatura arriti në 49.6 gradë, teheksohet në faqen e internetit Ogimet, e cila mbledh të dhëna meteorologjike nga e gjithë bota.

 Në vendin e dytë është gjithashtu një qytet në Iran, Ahvaz, i cili ndodhet në luginën e lumit Karun, ku u matën 48.6 gradë.

Pika më e ftohtë në botë sot në mesditë ishte Vostok në Antarktidë, ku u matën minus 74.2 gradë. 

Erë më e fortë u regjistrua në Grenlandë ku arriti 220 kilometra në orë, dhe më shumë shi ra në Indi në Honavar. 

 Në Evropë, temperatura më e lartë ishte në Turqi, ku tetë qytete ishin ndër dhjetë më të nxehtat. Në Batman janë matur 42.6 gradë, Dijarbakir 41.9 gradë dhe Urfa 41.7 gradë.

Dy qytete në Spanjë ishin ndër dhjetë më të nxehtat - Siesa me 39.7 gradë, në vendin e shtatë, dhe Mursia me 39.4 gradë, në vendin e dhjetë. 

 Në majën zvicerane e Jungfrajoh janë matur zero gradë Celsius, pika më e ftohtë në Evropë në mesditën e sotme.

Më shumë shi në Evropë ka rënë në fshatin skocez Abojn, ndërsa erë më e fortë fryu në Austri, në aeroportin e Insbruk, ku u regjistruan erëra me shpejtësi prej 104 kilometra në orë. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR