• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në qershor 185 leje për ndërtim, më pak për 23,6 për qind në nivel vjetor, në Shkup 242 banesa të reja

Në qershor 185 leje për ndërtim, më pak për 23,6 për qind në nivel vjetor, në Shkup 242 banesa të reja

Shkup, 16 gusht 2024 (MIA) - Në qershor të këtij viti janë lëshuar 185 leje ndërtimi që është për 23.6 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të lëshuara për ndërtim, vlera e parashikuar e objekteve është 3.301.354 mijë denarë, 35.4 për qind më pak në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, publikoi sot Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS). 

Në rajonin e Shkupit janë dhënë 43 leje, prej të cilave tetë në Komunën e Aerodromit, gjashtë në Qendër, Ilinden dhe Petrovec, pesë në Çuçer Sandevë, tre në Gazi Babë, dy në Butel dhe nga një në Saraj dhe Shuto Orizarë.

Për zonën e Pollogut janë lëshuar 38 leje për komunat, atë të Pellagonisë 29, Vardarit 23, Lindje 20, Juglindje 14, Jugperëndim 13, ndërsa Verilindje përsëri ka më pak aprovime, gjegjësisht janë lëshuar vetëm pesë.

Nga numri i përgjithshëm i lejeve të ndërtimit, 108 (58.4 për qind) janë të parashikuar për ndërtesa të larta, 37 (20 për qind) për ndërtesa të ulëta dhe 40 (21.6 për qind) për objekte rindërtimi. Rreth 112 (60.5 për qind) e objekteve janë persona fizikë si investitorë lajmërohen persona fizikë, ndërsa 73 (39.5 për qind) investitorë janë subjekte afariste.

Në periudhën raportuese është planifikuar ndërtimi i 400 ndërtesave me sipërfaqe totale të shfrytëzueshme prej 35.505 metra katrorë. Shumica e ndërtesave, 242, janë në rajonin e Shkupit, gjegjësisht 89 janë në Komunën e Aerodromit, 82 në Komunën e Butelit, 52 në Komunën e Qendrës. Në rajonin jugperëndimor do të ndërtohen 82 banesa, prej tyre 80 në Kërçovë, 30 në Pollog, në Pellagoni 19.., tregojnë të dhënat nga ESHS-ja. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR