• e martë, 25 mars 2025

Në protestat në Turqi kundër arrestimit të Imamogllut arrestohen nëntë gazetarë

Në protestat në Turqi kundër arrestimit të Imamogllut arrestohen nëntë gazetarë

Stamboll, 24 mars 2025 (MIA) - Autoritetet turke kanë arrestuar nëntë gazetarë të cilët gjatë natës kanë raportuar për protestat në disa qytete kundër arrestimit të kryetarit të Stambollit, Ekrem Imamogllu, njoftoi sot Sindikata e gazetarëve të Turqisë.

Për momentin është e paqartë se pse janë arrestuar gazetarët. Gjykata turke burgosi ​​të dielën kryebashkiakun e Stambollit Imamogllu, një rival kryesor politik të presidentit Rexhep Taip Erdogan, në pritje të gjyqit për akuzat për korrupsion, një veprim që shkaktoi protestat më të mëdha të vendit në më shumë se një dekadë.

Edhe krahas ndalesave për tubime në rrugë në shumë qytete, mbrëmë për të pestën herë radhazi u zhvilluan kryesisht protesta paqësore antiqeveritare.

Partia kryesore opozitare, Partia Popullore Republikane (CHP) bën thirrje për protesta kundër vendimit të gjykimit për Imamogllun të cilin ata e përshkruajnë si të politizuar dhe jodemokratik.

Qeveria mohon se hetimet janë të motivuara politikisht dhe thotë se gjykatat janë të pavarura.

Imamogllu ka mohuar akuzat me të cilat përballet, duke i hedhur poshtë ato si "shpifje" dhe ka bërë thirrje për protesta në mbarë vendin.

Duke iu drejtuar protestuesve në lagjen Saraçane të Stambollit para ndërtesës së komunës, kreu i CHP-së, Ozgur Ozel tha mbrëmë tha se do të vazhdojnë protestat derisa Imamogllu të lirohet.

Në mesin e gazetarëve të arrestuar është edhe një fotograf i agjencisë Frans pres, kumton Sindikata e gazetarëve në Iks.

 

QËNDRONI TË LIDHUR