• e premte, 05 dhjetor 2025

Në protestën për Gazën në Milano lëndohen 60 policë

Në protestën për Gazën në Milano lëndohen 60 policë

Milano, 23 shtator 2025 (MIA) - Më shumë se 12 persona janë arrestuar dhe rreth 60 policë janë lënduar në përleshjet që shpërthyen gjatë protestës së djeshme për Gazën në Milano, bën të ditur Ansa.

Ministri i Punëve të Brendshme të Italisë, Mateo Pjantedozi deklaroi se protestuesit sulmuan qëllimisht policinë dhe se rreth gjashtëdhjetë policë u lënduan.

Policia gjatë trazirave qëlloi me gaz lotsjellës dhe u përplas me protestuesit jo shumë larg stacionit kryesor të trenit në Milano, deklaroi një dëshmitar okular, ndërsa mediat italiane raportuan se protestuesit u përpoqën të bllokonin trafikun në një autostradë në afërsi të Bolonjës.

Më shumë se 12 persona janë arrestuar në protestat për Gazën.

Dhuna gjatë demonstratave është dënuar tashmë nga kryeministrja Xhorxha Meloni e cila shkroi në rrjetin X se një sjellje e tillë nuk do të ndryshojë jetën e njerëzve në Gazë.

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR