Në prill Roma do të jetë nikoqire e takimin ministror Itali-Ballkani Perëndimor
- Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani sot në Beograd paraajmëroi se Roma do të jetë nikoqire e takimit ministror Itali-Ballkani Perëndimor në prill të këtij viti.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 20:11, 21 mars, 2023
Romë, 21 mars 2023 (MIA) - Ministri italian i Punëve të Jashtme Antonio Tajani sot në Beograd paraajmëroi se Roma do të jetë nikoqire e takimit ministror Itali-Ballkani Perëndimor në prill të këtij viti.
Tajani, në një bisedë me kolegun e tij serb, Ivica Daçiq, është pajtuar se ekziston një interes i përbashkët për mbajtjen e seancës së katërt të përbashkët të qeverive të dy vendeve në Beograd, me vlerësimin se kjo do t'i japë një shtysë shtesë zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe”, bëri të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë pas takimit të dy ministrave.
Pala italiane e theksoi mbështetjen e fuqishme për integrimin sa më të shpejtë të Serbisë në BE, nd[rsa në këtë kontekst shefi i diplomacisë italiane paralajmëroi një takim ministror ndërmjet Italisë dhe Ballkanit Perëndimor, i cili është planifikuar të mbahet në fillim të prillit në Romë, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë. ar/
Foto: EPA