• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Kiliçdaroglu premtoi kthimin e emigrantëve në vendet e tyre

Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi, Kiliçdaroglu premtoi kthimin e emigrantëve në vendet e tyre

Ankara, 18 maj 2023 (MIA) - Rivali kryesor i presidentit turk Taip Erdogan në zgjedhjet presidenciale, lideri i Partisë Popullore Republikane (CHP) opozitare, Kemal Kiliçdaroglu, ka ashpërsuar sot tonin e tij ndaj emigrantëve, duke deklaruar se nëse zgjidhet president i Turqisë në raundin e dytë të zgjedhjeve, të caktuara për më 28 maj, do t'i kthejë ata në vendet e tyre.

Kiliçdaroglu, si kandidati i bllokut opozitar gjashtëpartiak, fitoi 45 për qind të votave në zgjedhjet e së dielës dhe presidenti aktual 49.5 për qind, më shumë se sa pritej dhe për pak nuk arriti ta fitojë shumicën për të shmangur balotazhin.

Duke iu drejtuar kolegëve të partisë në selinë e CHP-së, Kiliçdaroglu kritikoi politikën e Erdoganit për migrantët.

"Erdogan, me qëllim lejuat dhjetë milionë refugjatë të hyjnë në Turqi. Shitët shtetësinë turke për të siguruar vota", akuzoi Kiliçdaroglu.

Sipas të dhënave zyrtare, katër milionë refugjatë jetojnë në Turqi, duke e bërë atë popullsinë më të madhe të refugjatëve në botë.

“Nga këtu njoftoj se kur të zgjidhem president, do t’i kthej refugjatët në vendet e tyre”, tha Kiliçdaroglu.

Ai njoftoi në fushatën parazgjedhore se planifikon t'i kthejë sirianët në vend në koordinim me Kombet e Bashkuara brenda dy vjetësh pas arritjes së një marrëveshjeje me presidentin sirian Bashar al Asad për sigurinë e tyre atje. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR