• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në prag të COP27 prej nesër i burgosuri më i njohur në Egjipt e ashpërson grevën e urisë

Në prag të COP27 prej nesër i burgosuri më i njohur në Egjipt e ashpërson grevën e urisë
Kajro, 31 tetor 2022 (MIA) - I burgosuri më i njohur në Egjipt, Ala Abdel Fatah, i cili është në grevë urie tashmë gjashtë muaj, nesër do të ndalojë së konsumuari kalori, ndërsa prej 6 nëntorit, kur në Sharm el-Sheik fillon Konferenca e KB-së për klimën (COP27) nuk do të pijë as ujë, deklaroi sot motra e të burgosurit, që ishte një ndër figurat qendrore të revolucionit në Egjipt në vitin 2011. "Ala prej nesër do të ndalojë së konsumuari kalori, ndërsa prej 6 nëntorit, kur do të hapet COP27, do të ndalojë së piri ujë, dhe nëse nuk ndërmerret asgjë, ai do të vdesë", shkroi në Tuiter motra e tij Mona Seif, aktiviste për të drejta të njeriut në Egjipt. Abdel Fatah, i dënuar në fund të vitit 2021 me pesë vite burg për "përhapje të dezinformatave", ishte figurë qendrore në kryengritjen popullore që e rrëzoi presidentin e atëhershëm Hosni Mubarak në vitin 2011. I burgosuri, personalitet i urryer i i presidentit Abdel Fatah al Sisi, gjashtë muaj konsumon vetëm nga 100 kalori në ditë, përkatësisht një lugë mjaltë dhe pak qumësht me çaj, thonë të afërmit e tij. Motra e tij deklaroi se është shumë i dobët dhe duket sikur skelet. Egjipti rregullisht është kritikuar për mosrespektim të të drejtave të njeriut. Abdel Fatah është bloger egjiptian-britanik, devoloper softuerik dhe aktivist politik. Ai ishte aktiv në zhvillimin e versioneve të softeurit dhe platformave në gjuhën arabe. Abdel Fatah u burgos në[ Egjipt për gjoja protestë të organizuar politike pa marrë leje, por u lirua me kusht më 23 mars të vitit 2014, ndërsa më pas, në mungesë, u dënua me një muaj burg, ndërkaq mori dënimin me burg prej pesë viteve në shkurt të vitit 2015, nga i cili u lirua nga fundi i marsit të vitit 2019. Abdel Fatah u lirua me kusht me kërkesë gjatë pesë viteve të kalojë në stacion policor nga 12 orë në ditë, prej mbrëmjes deri në mëngjes. Më 29 shtator, gjatë protestave egjiptiane në vitin 2019, ai u arrestua nga Agjencia për siguri nacionale dhe u dërgua në Prokurorinë për siguri shtetërore nën akuza të cilat ishin të panjohura deri më 29 shtator të vitit 2019. AI më pas u dënua për "përhapje të lajmeve të rrejshme" dhe u dënua me pesë vite burg. Në prill të vitit 2022 filloi grevën e urisë. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR