• e martë, 24 dhjetor 2024

Në Portugali, rreth 2.000 zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin

Në Portugali, rreth 2.000 zjarrfikës janë mobilizuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin
Lisbonë, 22 gusht 2022 (MIA) – Portugalia, e kapluar nga vala e tretë e të nxehtit që nga fillimi i korrikut, sot është përballur me disa zjarre derisa vendi është në gatishmëri deri nesër për shkak të rrezikut nga zjarret pyjore. Pasdite pothuajse 2.000 zjarrfikës janë mobilizuar në shuarjen e  zjarreve në të gjithë vendin, kumtoi mbrojtja civile. Zjarri më i madh ka rënë në rrethinën Vila Realit. "Sipas një vlerësimi të përkohshëm, në zjarr janë djegur 4.500 hektarë, informoi drejtori kombëtar për mbrojtje civile Andre Fernandes. Meteorologët për nesër paralajmëruan temperaturat rreth 40 gradë Celsius në vend. Portugalia, e cila sivjet është përfshirë nga një thatësirë ​​e jashtëzakonshme, e regjistroi korrikun më të nxehtë në pothuajse njëqind vjet. Nga janari janë djegur mbi 94.000 hektarë, që është një sipërfaqe më e madhe që nga zjarret vdekjeprurëse në vitin 2017, ku humbën jetën qindra persona, treguan të dhënat e reja të Institutit për Mbrojtjen e Natyrës dhe Pyjeve. Ndryshimet klimatike e rrisin mundësinë për vapë dhe thatësirë, ​​ndërsa me këtë edhe për zjarreve pyjore, paralajmërojnë ekspertët. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR