Në Poloni rrëzohet aeroplani F-16 gjatë provës për aeromiting, vdes piloti
- Aeroplani F-16 i Forcave ajrore polake u rrëzua gjatë fluturimit provues para aeromitingut në Radom, në pjesën qendrore të vendit, ndërsa piloti e humbi jetën, deklaroi zëdhënësi i Qeveria polake.
- Post By Arta Bunjaku
- 07:55, 29 gusht, 2025
Varshavë, 29 gusht 2025 (MIA) - Aeroplani F-16 i Forcave ajrore polake u rrëzua gjatë fluturimit provues para aeromitingut në Radom, në pjesën qendrore të vendit, ndërsa piloti e humbi jetën, deklaroi zëdhënësi i Qeveria polake.
"tragjedia ndodhi në Radom. Aeroplani F-16 u rrëzua gjatë përgatitjeve për aeromiting. Për fat të keq, piloti e humbi jetën. Zëvend[skryeministri dhe ministër i Mbrojtjes, Vlladisllav Kosinjak-Kamish bisedoi me kryeministrin dhe është rrugës drejt vendit të ngjarjes së fatkeqësisë", deklaroi zëdhënësi i qeverisë polake, Adam Shlapka në kumtimin në X.
Fatkeqësia ndodhi dje rreth orës 17:30 kur aeroplani u rrëzua në pistë, për ç'shkak aeromitingu në Radom, i planifikuar për fundjavë, u anulua, theksuan meidumet polake. ab/
Foto:Х
#BREAKING | Polish Air Force F-16 Crash During Radom Air Show Training
— The Global Eye (@TGEThGlobalEye) August 28, 2025
A Polish Air Force F-16 reportedly crashed this evening during a training session for the upcoming Radom Air Show, scheduled for August 30-31. https://t.co/kHWJs0HzwL pic.twitter.com/dHE6pjG33Z