• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Poloni arrestohen dy rusë - shpërndanin materiale propagandistike për grupin "Vagner"

Në Poloni arrestohen dy rusë - shpërndanin materiale propagandistike për grupin

Varshavë, 14 gusht 2023 (MIA) - Në Poloni u arrestuan dy rusë të cilët shpërndanin materiale propagandistike për grupin "Vagner" nëpër qytetet polake, tha ministri i Punëve të Brendshme Mariush Kaminski.

"Agjencia për siguri vendore identifikoi dhe arrestoi dy rusë të cilët shpërndanin materiale propagandistike të grupit "Vagner" në Krakov dhe Varshavë", shënoi Kaminski në platformën X.

Të dy akuzohen, ndër të tjera, për spiunim dhe janë arrestuar.

Disa postera me logon e grupit mercenar privat rus "Vagner" u shfaqën në rrugët e Krakovit, lajmëruan të shtunën mediat polake. Javët e fundit mercenarë rusë të grupit "Vagner" u paraqitën në kufirin me Bjellorusinë, që kryeministri polak Mateush Moravjecki e ka quajtur një përpjekje  për destabilizim të krahut lindor të NATO-s.

Ministria polake e mbrojtjes njoftoi dërgimin e forcave shtesë në këtë pjesë të kufirit polak. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR