Në Poloni 19 të vdekur nga legjionela
- Epidemia e madhe e legjionelës në qytetin polak Zheshov dhe rajonin në afërsi tashmë ka shkaktuar vdekjen e 19 personave, kumtuan sot autoritetet shëndetësore lokale, njoftoi DPA.
- Post By Besnik Shuki
- 15:48, 2 shtator, 2023

Varshavë, 2 shtator 2023 (MIA) - Epidemia e madhe e legjionelës në qytetin polak Zheshov dhe rajonin në afërsi tashmë ka shkaktuar vdekjen e 19 personave, kumtuan sot autoritetet shëndetësore lokale, njoftoi DPA.
Të gjithë të vdekurit kanë pasur edhe sëmundje tjera, publikoi sektori shëndetësor në këtë qytet në juglindje të Polonisë. Numri i të infektuarve me bakterien është rritur në 160, prej të cilëve 107 janë nga Zheshov, sipas raportit.
Kjo sëmundje është infeksion serioz i mushkërinjve, që përhapet duke marrë frymë në pikat e ujit të kontaminuar, por nuk është infektive. Njerëzit mund të infektohet derisa bëjnë dush, shfrytëzojnë tualet ose kondicioner, ndërsa simptomet e para mund të përzihen me grip. bsh/
Foto: MIA arkiv