• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Pokrovsk mbesin 1.327 civilë, evakuimi është pothuajse i pamundur

Në Pokrovsk mbesin 1.327 civilë, evakuimi është pothuajse i pamundur

Kiev, 14 gusht 2025 (MIA) - Situata në Pokrovsk, rajoni i Donjeckut, për momentin është më e vështirë: ushtarët rusë janë rreth një kilometër afër, ndërsa 1.327 civilë mbesin në qytet, deklaroi në televizion kryeshefi i administratës ushtarake rajonale të Donjeckut, Vadim Filashkin, raportuan mediat ukrainase.

"Aktualisht në Pokrovsk, ku situata është më e vështirë, mbesin 1.327 njerëz, ndërsa armiku është rreth një kilometër. Por, forcat tona të mbrojtjes po bëjnë gjtihçka që është e mundur për t'i ndaluar pushtuesit, ata janë shumë të fortë", tha kryeshefi i rajonit.

Sipas tij, evakuimi nga qyteti aktualisht është i mundur vetëm me mbështetjen e ushtrisë ukrainase.

"Sa i përket evakuimit, ai pothuajse është i pamundur pa forcat mbrojtëse, sepse armiku po granaton të gjitha rrugës me dronë... Ata që duan të largohen mund ta bëjnë tani vetëm me mbështetjen e Forcave Mbrojtëse", shtoi Filashkin. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR