• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në plazhin e Golemit në Shqipëri tre shtetase të Maqedonisë së Veriut janë shpëtuar nga mbytja

Në plazhin e Golemit në Shqipëri tre shtetase të Maqedonisë së Veriut janë shpëtuar nga mbytja

Tiranë, 20 gusht 2023 (MIA) - Tre shtetase të Maqedonisë së Veriut të moshës 48, 60 dhe 66 vjeç dje pasdite u shpëtuan nga mbytja në plazhin e Golemit në Kavajë, në bregdetin shqiptar.

Sipas policisë, menjëherë u është dhënë ndihma e parë nga turistët e pranishëm në plazh, roja bregdetare dhe nëpunësit policor nga Kavaja të cilët ishin kujdestarë në bregdet.

"Tre gratë urgjentisht janë transferuar në Spitalin rajonal në Durrës për ndihmë mjekësore. Gruaja e moshës 48-të vjeçare  është jashtë rrezikut për jetë, ndërsa në gjendje më të rëndë janë dy gratë tjera, të moshës 60-të dhe 66-të vjeç", qëndron në kumtesë. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR