• e premte, 05 dhjetor 2025

Në parlamentin francez sot do të ketë dy votime për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Lekorni

Në parlamentin francez sot do të ketë dy votime për mocionin e mosbesimit të qeverisë së kryeministrit Lekorni

Paris, 16 tetor 2025 (MIA) - Dy votime për mocionin e mosbesimit për kryeministrin francez Sebastien Lekorni janë planifikuar për sot në Parlamentin francez, të cilat, pritet, ai t'i mbijetojë. 

Lekorni, i cili tashmë ishte kryeministri me stazhin më të shkurtër në Francë në kohët moderne, përpara se të riemërohej në të njëjtin funksion javën e kaluar, u përball me mundësinë për mandat të dytë edhe më të shkurtër, derisa dy ditë më parë nuk bëri lëshime për reformën e pensioneve, duke fituar mbështetjen e socialistëve, publikuan sot mediat britanike.

Pavarësisht ofertës së Lekornit për të shtyrë reformën e pensioneve deri pas zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027, pritet rezultati i votimit të mocionit të mosbesimit të qeverisë së tij të jetë i ngushtë.

Në parlament ka 265 deputetë nga partitë që kanë njoftuar se do të votojnë për shkarkimin e Lekornit, ndërsa për votimin e mocionit të mosbesimit janë të nevojshme 289 vota.

Lekorni, i cili u emërua për herë të parë kryeministër nga presidenti francez Emanuel Makron më 9 shtator, dha dorëheqje pas 27 ditësh në këtë pozicion për shkak të mosmarrëveshjeve rreth buxhetit, por Makroni e riemëroi atë për kryeministër të premten, më 10 tetor.

Propozime për votimin e mocionit të mosbesimit të qeverisë së re janë paraqitur nga partia e ekstremit të majtë Franca e Pamposhtur (LFI) dhe partia e ekstremit të djathtë Tubimi Kombëtar (RN), por ato nuk mund të sigurojnë shumicën në parlament pa mbështetjen e Partisë Socialiste të opozitës, pasi Partia Republikane konservatore njoftoi se do ta mbështeste qeverinë për momentin. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR