Në Paris, trafiku ajror është reduktuar për 40 për qind
- Kompanitë ajrore do të detyrohen të anulojnë 40 për qind të fluturimeve që nisen ose mbërrijnë në aeroportet Sharl de Gol dhe Orli në Paris nesër, një ditë para fillimit të pushimeve verore, për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimeve, njofton Drejtoria e përgjithshme e aviacionit civil të Francës (DGAC).
- Post By Qefsere Abduli
- 10:15, 3 korrik, 2025
Paris, 3 korrik 2025 (MIA) - Kompanitë ajrore do të detyrohen të anulojnë 40 për qind të fluturimeve që nisen ose mbërrijnë në aeroportet Sharl de Gol dhe Orli në Paris nesër, një ditë para fillimit të pushimeve verore, për shkak të grevës së kontrollorëve të fluturimeve, njofton Drejtoria e përgjithshme e aviacionit civil të Francës (DGAC).
Këto masa administrative janë më të rrepta se ato që janë në fuqi sot, ditën e parë të protestës, kur do të anulohen një e katërta e fluturimeve në aeroportet e Parisit, njofton televizioni francez BFM.
Në Nicë, aeroporti i tretë më i madh në Francë, pjesa më e madhe e fluturimeve të planifikuara do të anulohen të premten, ashtu siç është edhe sot.
Aeroporti Bove, e njohur për fluturimet e saj me buxhet të ulët, gjithashtu do të duhet të reduktojë numrin e fluturimeve për 40 për qind, thuhet në njoftimin e DGAC.
Përveç Nicës, veçanërisht do të preket edhe jugu i Francës, pasi kompanitë do të detyrohen të anulojnë 30 për qind të fluturimeve të tyre në Lion, Marsej, Monpelje, si dhe në aeroportet e Korsikës.
Ministri i Transportit, Filip Tabaro, dje refuzoi të pranojë kërkesat e sindikatës, të cilat i përshkroi si "pakicë" dhe "të papranueshme", si dhe vendimin për të mbajtur grevë pikërisht kur fillon sezoni i pushimeve verore. qa/
Foto: EPA