Në përleshjet në Sudan deri tani jetën e kanë humbur 850 civilë , ndërsa 3.394 janë lënduar
- Numri i civilëve, të cilët e kanë humbur jetën në përleshjet mes armatës sudaneze dhe Forcave për përkrahje të shpejtë arriti në 850, kumtoi Komiteti qendror i mjekëve sudanezë.
- Post By Besnik Shuki
- 16:05, 20 maj, 2023

Kartum, 20 maj 2023 (MIA) - Numri i civilëve, të cilët e kanë humbur jetën në përleshjet mes armatës sudaneze dhe Forcave për përkrahje të shpejtë arriti në 850, kumtoi Komiteti qendror i mjekëve sudanezë.
"Gjithsej 850 civilë janë vrarë në vend nga fillimi i konfliktit", thuhet në kumtesën e publikuar nga Al Xhazira.
Aty shtohet se janë lënduar 3.394 civilë dhe se numri i të pësuarve mund të jetë shumë më i madh, pasi mjekët nuk kanë pasur qasje deri te shumë spitale, posaçërisht ato jashtë kryeqytetit Kartum. bsh/
Foto: MIA arkiv