• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në përleshjet në Francë janë arrestuar 77 demonstrues

Në përleshjet në Francë janë arrestuar 77 demonstrues

Paris, 29 qershor 2023 (MIA) - Në Francë mbrëmë vazhdoi dhuna, posaçërisht në rajonin e Parisit, ku një polic ka vrarë një adoleshent 17-vjeçar, i cili refuzoi ta dëgjojë. Demonstruesit në disa qytete janë përleshur me policinë, me ç'rast janë arrestuar 77 persona.

Situata në Nanter, në 15 kilometra nga Parisi, rreth orës 23 sërish u bë e tensionuar. Janë djegur rreth dhjetë automobilë, kontejnerë dhe barriera të vendosura në rrugë. Demonstruesit në ndërtesa kanë vendosur parulla "Drejtësi për Nahelin" dhe "Policia vret".

Policia ka përdorur gaz lotsjellës, ndërsa demonstruesit janë përgjigjur me gurë.

Tensione janë regjistruar edhe në qytete tjera në Francë, si Lioni, ku pjesëtarët e policisë janë qëlluar me mjete piroteknike.

Në disa vende, si Sent Etjen, Lil dhe Ren, incidentet kanë ndodhur gjatë tubimeve për përkrahje të lëvizjeve ekologjike. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR