• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Oqeanin paqësor është rrëzuar një aeroplan rus MiG-31 

Në Oqeanin paqësor është rrëzuar një aeroplan rus MiG-31 

Moskë, 4 korrik 2023 (MIA) – Një aeroplan ushtarak rus MiG-31 është rrëzuar sot në Oqeanin Paqësor. Aksidenti ka ndodhur gjatë një fluturimi stërvitor.

Ende nuk dihet fati i dy anëtarëve të ekuipazhit.

Ushtria ruse kumtoi se aeroplani, i cili u rrëzua në gjirin Avaça në bregun juglindor të Gadishullit Kamçatka, nuk mbante armë.

MiG-31 është një luftëtar me dy motorë, me dy vende, i projektuar për të kapur aeroplanët e armikut dhe raketat e lundrimit. Forcat ajrore sovjetike dhe ruse e kanë përdorur atë që nga vitet '80 të shekullit të kaluar.

Një MiG-31 u rrëzua në prill pranë Murmansk në Arktik, ekuipazhi i të cilit mbijetoi. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR