• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në operacionin e Interpolit janë sekuestruar mbi 615 tonë drogë dhe kimikate në 31 vende

Në operacionin e Interpolit janë sekuestruar mbi 615 tonë drogë dhe kimikate në 31 vende

 Lion, 30 korrik 2024 (MIA) - Më shumë se 615 tonë drogë dhe kimikate në një vlerë prej 1.6 miliard dollarë janë sekuestruar në 31 vende si pjesë e një operacioni të koordinuar nga Interpoli.

Operacioni u krye në prill dhe maj të këtij viti dhe rezultoi në arrestimin e 206 personave të lidhur me rrjetet e trafikut të drogës dhe kontrabandës në Amerikën e Jugut, Afrikë dhe Evropë.

 Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 505 tonë kimikate të cilat janë shfrytëzuar për prodhimin e drogës dhe eksplozivëve, që tregon një rritje të konsiderueshme të grupeve të krimit të organizuar transnacional dhe aftësisë së tyre për të prodhuar armë, njoftoi Interpoli. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR