• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Në Ontario shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të protestës së kamionistëve

Në Ontario shpallet gjendje e jashtëzakonshme për shkak të protestës së kamionistëve
Toronto, 11 shkurt 2022 (MIA) - Kryeministri i shtetit kanadez Ontario, Dag Ford, sot shpalli gjendje të jashtëzakonshme për shkak të protestës dyjavëshe të kamionistëve kundër kufizimeve nga pandemia. Demonstrantët edhe më tutje refuzojnë ta zhbllokojnë komunikacionin, veçanërisht në urën Ambasador, që është rruga kryesore për tregti midis Kanadasë dhe SHBA-së. Kryeministri Ford, nga Partia Konservatore, sot deklaroi se do t'ua bënte të qartë demonstrantëve se është ilegale të bllokohet infrastruktura kyçe. "Do të ketë pasoja dhe ato do të jenë të ashpra", tha Ford. Demonstrantët përballen me dënim  deri në një vjet burg dhe dënim në para prej 100.000 dollarë. Ura "Ambasador" që e lidh Ontarion me Detroitin, në SHBA, është rruga kyçe për industrinë automobilistike, por edhe për spitalet amerikane të cilat punësojnë një numër të madh të personelit mjekësor në SHBA. "Bllokada në kufirin kanadez u kanoset  zinxhirëve për furnizim, që tashmë janë dobësuar  për shkak të mungesës dhe anulimit lidhur me pandeminë", paralajmëroi Brajan Kingston, kryetar i Shoqatës së prodhuesve kanadez të automobilave, paraprakisht këtë javë, duke iu referuar ndërprerjes së protestave. Çdi ditë mbi atë urë kalojnë rreth 40.000 njerëz dhe transportohen mallra në vlerë prej 323 milion dollarë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR