• e mërkurë, 16 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Në Oman filluan negociatat indirekte mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthmor

Në Oman filluan negociatat indirekte mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthmor

Maskat, 12 prill 2025 (MIA) - Negociata indirekte mes Iranit dhe SHBA-së për programin bërthamor të Teheranit sot filluan në Maskat, kryeqytetin e Omanit, i cili paraqitet si ndërmjetësues, njoftoi DPA.

Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Esmail Bagai njoftoi se delegacionet e dy vendeve kanë filluar biseda në hapësira të ndara, me ç'rast përfaqësues të Omanit i transmetojnë porositë mes tyre.

Kjo është përpjekja e parë serioze për të rinovuar përpjekjet diplomatike për çështjen e programit bërthamor të Iranit pas një ngecje të gjatë dhe tensioneve të rritura.

Delegacioni iranian kryesohet nga ministri i Punëve të Jashtme, Abas Aragaçi, ndërsa pala amerikane përfaqësohet nga përfaqësuesi special i presidentit Donald Tramp, Stiv Uitkof. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR