• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Nju-Jork përsëri lejohet arma në pronë private

Në Nju-Jork përsëri lejohet arma në pronë private
Uashington, 23 nëntor 2022 (MIA) - Gjykata Federale Amerikane sot e bllokoi vendimin e shtetit Nju-Jork që ta kufizojë mbajtjen e armës në prona private në përputhje me ligjin e miratuar pas vendimit të qershorit të Gjykatës Supreme të SHBA-së, me të cilin ishte shfuqizuar regjimi i ashpër për mbajtjen e armës në shtet. Me vendimin e gjykatësit amerikan të qarkut, Xhon Sinatra në qarkun Bafallo shfuqizohet dekreti i ligjit sipas të cilit është vepër penale posedimi i armëve të zjarrit në pronë private të dikujt për pronarin e licencuar të armës, përveç nëse pronari i pronës nuk e lejon atë me shenjë ose leje të shprehur. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR