• e hënë, 06 janar 2025

Në një zjarr afër Seulit janë lënduar 35 persona, më shumë se 300 u evakuuan

Në një zjarr afër Seulit janë lënduar 35 persona, më shumë se 300 u evakuuan

Seul, 3 janar 2025 (MIA) - Në një zjarr që shpërtheu sot pasdite në një ndërtesë në qytetin Seongnam të Koresë së Jugut, në jug të Seulit, 35 persona janë lënduar dhe mbi 300 janë evakuuar, njoftojnë mediat koreano-jugore.

Mediat lokale publikuan një video të ndërtesës shumëkatëshe të mbështjellë me tym të zi, ndërsa supozohet se zjarri ka rënë nga katet e poshtme.

Zjarri ka përfshirë kompleksin e madh tregtar BIC, pas së cilës në objekt është aktivizuar alarmi i zjarrit.

Zjarrfikësit vendosën 82 automjete dhe pajisje në jug të Seulit për të vënë nën kontroll zjarrin pasi shpërtheu në një restorant në katin e parë të një ndërtese tregtare që ka gjithashtu një pishinë ku fëmijët ndjekin mësimet. ls/

Foto: Uikipedia

 

QËNDRONI TË LIDHUR