• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Në një sulm të Izraelit ndaj Bejrutit u vranë katër persona, ndërsa u plagosën 18 të tjerë

Në një sulm të Izraelit ndaj Bejrutit u vranë katër persona, ndërsa u plagosën 18 të tjerë

Bejrut, 19 nëntor 2024 (MIA) - Në një sulm ajror të Izraeli ndaj një lagje në qendër të Bejrutit të hënën u vranë katër persona, njoftoi Ministria libaneze e Shëndetësisë, ditën e dytë me radhë pasi Izraeli sulmoi objektiva në kryeqytetin e Libanit në fushatën e tij kundër Hezbollahut.

"Tym u ngrit nga vendi i sulmit në zonën Zukak al Blat, në një distancë të shkurtër nga rrethi qendror i Bejrutit ku gjendet godina e qeverisë libaneze. Në sulm u plagosën 18 persona", kumtoi Ministria.

Izraeli intensifikoi bombardimet e tij në objektiva brenda dhe rreth kryeqytetit të Libanit gjatë javës së kaluar, një përshkallëzim që përkon me shenjat e përparimit në përpjekjet diplomatike të udhëhequra nga SHBA për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Nga fundi i shtatorit, Izraeli arriti t'i shkaktojë dëm të madh Hezbollahut me një atentat të udhëheqësit të tij Said Hasan Nasrallah, me bombardime të zonave të mëdha të Libanit me sulme ajrore dhe dërgimin e ushtarëve në Libanin jugor. Hezbollahu, nga ana tjetër, propozoi të lëshohen raketa ndaj pjesës veriore të Izraelit, ku sirenat sërish u lëshuan të hënën.

Në Izrael një grua humbi jetën kur me raketa qëlloi një ndërtesë në veri të vendit, lajmëroi radio e Armatës izraelite. Armata izraelite kumtoi se rreth pesë projektilë u lëshuan nga Libani. Katër persona u plagosën në Tel Aviv.

Nga fillimi i ofensivës izraelite kundër Hezbollahut, cak i serisë së sulmeve ajrore ishin vatrat jugore të grupit në kryeqytetin e Bejrutit.

Të dielën, Izraeli sulmoi objektiva në qendrën e ngushtë të Bejrutit, me ç'rast humbën jetën dhjetë persona në dy sulme, ndër të cilët edhe zëdhënësi i Hezbollahut. sa/

Foto. EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR