• e premte, 05 dhjetor 2025

Në një sulm rus është vrarë një civil në zonën e Dnipropetrovskit

Në një sulm rus është vrarë një civil në zonën e Dnipropetrovskit

Kiev, 8 qershor 2025 (MIA) – Në një sulm ajror rus në zonën e Dnipropetrovskit mbrëmë është vrarë një person, njoftoi administrata rajonale. 

Kryetari i Këshillit të Zonës, Mikolla Lukashuk, informoi në Telegram se sulmi me bombë e ka goditur vendbanimin në komunën Mezhiva në Rrethin e Sinelnikovës, me çka u vra një burrë. 

Sulmi vazhdoi edhe ndaj rajonit fqinj Nikopolski, ku ishin përdorur dronë, artileri dhe sisteme me raketa “Grad”. Sipas Lukashuk, në qytetin Nikopol janë dëmtuar linja elektrike dhe shtëpi private. fc/

Foto: Arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR