• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Në një sulm në Cetinë njëmbëdhjetë të vdekur dhe gjashtë të plagosur, policia malazeze e vrau sulmuesin

Në një sulm në Cetinë njëmbëdhjetë të vdekur dhe gjashtë të plagosur, policia malazeze e vrau sulmuesin
Podgoricë, 12 gusht 2022 (MIA) – Njëmbëdhjetë persona janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në incidentin e sotëm i cili ka ndodhur rreth orës 16 në Cetinë ndërsa policia malazeze e vrau sulmuesin. Në lagjen Medovinë të Cetinës, janë vrarë 11 persona ndërsa gjashtë persona janë plagosur, në mesin e së cilëve edhe një pjesëtar i policisë, konfirmoi policia në Radio Televizionin e Malit të Zi. Radiodifuzeri publik malazez njofton se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas çka sulmuesi në mënyrë rastësore ka shtënë në drejtim të kalimtarëve në rrugë. Sulmuesi ka shtënë edhe ndaj policisë ndërsa në të shtënat është vrarë. Në spitalin në Cetinë janë hospitalizuar katër të plagosur, ndërsa dy janë në Qendrën Klinike në Podgoricë. Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një burrë 34-vjeçar, i cili ka shtënë edhe drejt fëmijëve. Ajo pjesë e qytetit është bllokuar, është rritur prania e policisë, ndërsa janë tubuar edhe një numër i madh i banorëve lokalë. Nga dëshmitarët okularë në ngjarje, RTMZ mëson se sulmuesi ka lëvizur nëpër lagje dhe ka shtënë drejt qytetarëve të cilët rastësisht janë gjendur aty.

QËNDRONI TË LIDHUR